Pas atentatit mafjoz ndaj Entjan Nikulajt, autorët djegin automjetin në vendin ku u vra Admir Murataj

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas atentatit mafjoz ndaj Entjan Nikulajt, autorët djegin automjetin në vendin ku u vra Admir Murataj

Menjëherë pas atentatit me armë zjarri në Lezhë ku mbeti i vdekur, Entjan Nikulajt, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet tip BMW me ngjyrë gri, e cila rezulton të jetë me targa të vjedhura. Automjeti me targa AB138HT rezulton i vjedhur më 29 nëntor në Tiranë.

Pas krimit, autorët si në atentatet e ngjashme, i kanë vënë zjarrin automjetit në rrugën e Rinasit në vendin e quajtur “Ura e Tubit” në fshatin Larushk.

Makinës i është vënë zjarri në vendin ku u vra Admir Murataj dhe brenda saj janë gjetur të paktën një armë zjarri kallashnikov. Entjan Nikulaj është i afërm i Ardian Nikujt i ekzekutuar muaj më parë në lokalin e tij në Shëngjin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE