Samanta Karavella vjen në bashkëpunim me reperin e njohur!

vovalbania August 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Samanta Karavella vjen në bashkëpunim me reperin e njohur!

Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja duke u rikthyer kështu fuqishëm në tregun muzikor pas një pauze mjaft të gjatë. Teksa na ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë në një bashkëpunim me këngëtarin dhe mikun e saj Ardit Çuni, duket se para këtij dueti lançon projekte mjaft verore.

Dy javë më parë në bashkëpunim me Pitt Leffer, Samanta erdhi me këngën “Le le”, e duket se bukuroshja nuk ka të ndalur. Vetëm disa orë më parë, bukuroshja publikoi “Chocolino”, por surpriza e këtij projekti është fakti se vjen në bashkëpunim me Elinel, i cili gjithashtu është tekstshkruesi i këngës.

E ftuar para disa muajsh në  “Pardon My French” në një intervistë shumë ndryshe dhe të veçantë, Samanta ndër të tjera foli edhe për suksesin e saj të fundit, këngën “Emnin Tem”.

Në mbyllje të intervistës, Samanta u shpreh edhe rreth aludimeve të shumta, që i janë bërë herë pas here për lidhjet e saj romantike me bashkëpunëtorët e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 52186 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE