“Përpara se gjërat të përkeqësoheshin…”/Dua Lipa i jep fund marrëdhënies me regjisorin Romain Gavras!

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Përpara se gjërat të përkeqësoheshin…”/Dua Lipa i jep fund marrëdhënies me regjisorin Romain Gavras!

Së fundmi është bërë e ditur nga mediat e huaja se këngëtarja e njohur Dua Lipa është ndarë nga partneri i saj Romain Gavras pas një romance tetë mujore. Kujtojmë se ylli i muzikës pop u pa për herë të parë me regjisorin francez në muajin mars, kur të dy u fotografuan duke u kthyer në shtëpi së bashku nga një shfaqje e modës në Saint Laurent në Paris.

Megjithatë, ata bënë debutimin e tyre zyrtar në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë, dy muaj më vonë në muajin maj. Por tani thuhet se të dy kanë zgjedhur që t’i japin fund lidhjes dhe të shikojnë jetën e tyre, sipas The Sun. Këngëtarja ka vendosur që në momentin përpara publikimit të albumit të saj të tretë të fokusohet vetëm tek muzika e saj. Pas publikimit të këngës së saj të fundit ‘Houdini’ muajin e kaluar, ylli 28-vjeçar u nda nga francezi 42-vjeçar. Në lidhje me këtë një burim ka bërë të ditur për The Sun se:

Dua dhe Romain janë ndarë. Ajo “vendos syze” kur bëhet fjalë për karrierën e saj dhe çifti i dha fund lidhjes së tyre përpara se gjërat të përkeqësoheshin. Romain e konsideronte Duan punëtore, por ajo nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin për asgjë dhe askënd.

Dyshja u panë për herë të fundit duke shijuar një natë së bashku muajin e kaluar, teksa iu bashkua edhe vëllai i këngëtares. Gjatë verës Dua dhe Romain shijuan pushimet në Greqi, ku nuk mungoi as vizita në Kosovë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE