Prekëse, Dojna Mema: Të rikthehej në jetë për djalin, jo për mua!

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prekëse, Dojna Mema: Të rikthehej në jetë për djalin, jo për mua!

Dojna Mema ishte e ftuara e rradhës e Ermal Peçit në programin e tij ‘E diela jonë’. Këtë sezon televiziv e shohim Dojnën tek ‘Piranjat’, program që pranon se e ka marrë shumë përzemer, aq më tepër për shkak të kauzave sociale që trajton.

E pyetur në lidhje me ambjentimin drejt një televizioni që ska më logon e Top Channel, tregon se nuk e ka vuajtur peshën e logos aq më tepër që punon krah figurave si Krasta e Meço. Por a ka marrë mesazhe urimi për punën e re nga drejtuesit e TCH me të cilët ka punuar prej vitesh?

‘Nuk prisja të më çonin mesazh kur fillova ‘Piranjat’. A do më bëhej qejfi? Sigurisht që po. Nuk e pres por e mirëpres. Unë do ta bëja për një koleg timin në Top channel’ – tha Dojna.

Jeta familjare e Dojnës, sidomos pasi u bë nënë ka qenë në vemendje të publikut. Lidhja e fortë me djalin, martesa me Vlashentin por edhe pishmani më I madh I jetës, ishin disa nga momentet emocionuese me Ermalin.

‘Një nga pishimanet që kam është nuk arrita ta bëj gjysh, babin. Ajo plagë nuk shërohet kurrë thjesht mësohesh. Kur ti humbet një prind humb dhe botën që ai prind të ka dhënë. Më vjen keq që djali im nuk do njohë asnjë nga gjyshërit. Nëse do vinte dhe njëherë në jetë do doja të shihte djalin, jo mua.
Dasmën? Siç ta ka premtuar ty Ermal në emision, Vlashenti. Do e kisha bërë një dasëm në Zafest. Jam shumë tradicionale në martesë’

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49569 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE