Vrasja në Kosovë, futbollistët e Tirana-Partizani dalin në fushë me mesazhin e rëndësishëm

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja në Kosovë, futbollistët e Tirana-Partizani dalin në fushë me mesazhin e rëndësishëm

Futbollistët e Partizanit dhe Tiranës e nisën derbin e sotëm me një mesazh kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Ata dolën në fushë me një pankartë në fushë ku shkruhej “asnjë justifikim për dhunën ndaj grave e vajzave”, për të dhënë mesazhin e tyre, kundër dhunës.

Gjesti i tyre vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Prishtinë ku, 30 vjeçarja Luridona Murseli u vra mbrëmjen e së mërkurës teksa ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët e mitur.

Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua me porosi të bashkëshortit të saj, i cili tashmë është arrestuar bashkë me bashkëpunëtorët e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE