“Sot duhet të kryhet kjo punë”/ Zbardhen detaje nga dosja, si e organizoi vrasjen e bashkëshortes Naim Murseli

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Sot duhet të kryhet kjo punë”/ Zbardhen detaje nga dosja, si e organizoi vrasjen e bashkëshortes Naim Murseli

“Sot duhet të kryhet kjo punë”. Kjo është fjalia që i ka thënë Naim Murseli, vrasësit të gruas së tij, Liridonës, para se të kryhej akti makabër.

Murseli u takua me Kushtrim Kokallën në një qendër në Gjakovë në orën 9:30 të mëngjesit, disa orë para se gruaja të vritej me urdhër të të shoqit, i cili premtoi 30 mijë euro për t’u kryer krimi.

Sipas dosjes së Prokurorisë, burri pretendonte se kishte probleme me Liridonën, ndërsa Kushtrim Kukolla i kishte premtuar që “do t’ja zgjidhte atë punë”.

Kështu ata inskenuan grabitjen që do të çonte në vrasjen e Liridonës.

Sipas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, Naim Murseli me qëllim që të vrasë bashkëshorten e tij, është marrë vesh me të pandehurin Granit Plava për të kryer këtë akt makabër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48704 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE