Sulm me thikë e çekan në Paris, një i vdekur dhe dy të plagosur!

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulm me thikë e çekan në Paris, një i vdekur dhe dy të plagosur!

Rikthehet frika e sulmeve terroriste në Francë. Në qendër të kryeqytetit francez Paris, një burrë gjeti vdekjen dhe dy persona të tjerë u plagosën, si pasojë e një sulmi me thikë e çekan, në rrugë. Ngjarja tragjike ndodhi një natë më parë, në afërsi të Kullës Eiffel, pak para se ora të shënonte 21:00.

Policia vuri në pranga një shtetas francez, i moshës 26-vjeç dhe i skeduar më parë nga autoritetet e sigurisë. Prokurorët nisën hetimet. Zyrtarët konfirmuan se viktimë mbeti një shtetas gjerman.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin bëri të ditur se viktima, i lindur në vitin 1999 ishte me gruan e tij në momentin kur u godit për vdekje. Ministri shtoi se bashkëshortja e tij arriti të shpëtonte falë ndërhyrjes së një shoferi taksie. Kjo bëri që i dyshuari të largohej me shpejtësi.

Më tej, agresori sulmoi edhe dy njerëz të tjerë, njërin prej tyre me çekan në pjesën e syrit. Të plagosurve iu dha ndihmë mjekësore urgjente e raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Darmanin shtoi edhe se i dyshuari u dëgjua duke bërtitur “Allahu Akbar [Zoti është më i madhi]” dhe i tha policisë së është i mërzitur se sipas tij “shumë myslimanë janë duke vdekur në Afganistan e në Palestinë”.

Ndër të tjera bëhet e ditur se i dyshuari ka qenë katër vjet në burg, pasi u dënua për një tjetër sulm në vitin 2016, ndaj edhe ishte në listën e vëzhgimit të shërbimeve të sigurisë. Sipas ministrit të Brendshëm të Francës, ai është raportuar edhe për probleme të shëndetit mendor në të kaluarën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE