Jul Deda komenton banorët e rinj: “Dea s’mund të fitojë, Albi agresiv, Fationi…”

vovalbania January 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jul Deda komenton banorët e rinj: “Dea s’mund të fitojë, Albi agresiv, Fationi…”

Mbrëmjen e djeshme gjatë “Prime-it”, 6 banorë të rinj iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Për hyrjen e disa prej tyre, një koment ka dhënë Jul Deda dhe se si e mendon ai ecurinë e tyre në lojë.

Sa i përket Dea Vierit, Juli tha: “Dea s’mund të fitojë”. Për Albin u shpreh se është agresiv dhe e sheh me objektiva të qarta. “Fationin e shoh që ka ardhur gjithashtu me objektiva”, tha më tej Jul Deda.

Komentin për të, Dea nuk e priti aspak mirë duke i thënë se ku bazohet për këtë opinion.

Banorë të tjerë që iu bashkuan programit janë edhe reperi Bardhi, bashkë me Arta Kabashin dhe Klodian Duron.

Sa i përket aktorit Jul Deda, ai u komentua jo pak në rrjet pas hyrjes në “Big Brother VIP Albania”, shkak një deklaratë e bërë disa vite më parë prej tij pikërisht për këtë reality show.

Në një postim të bërë në profilin e tij të Facebook kohë më parë, aktori e cilësonte “Big Brother” si emosionin më amoral dhe pa sens të realizuar ndonjëherë, madje shtonte se programe të tilla të shkatërrojnë parimet e jetës.

“Duke shëtitur nëpër kanalet e TV me telekomandë në dorë, ndalova padashje (që mu thaftë gishti) te Big Brother. Për kuriozitet, vendosa ta shoh për 10 minuta. Përfundimisht, nuk mund të ketë emision më amoral, asocial, të dëmshëm dhe pa sens se ky. Jo vetëm që qe nuk të mëson asgjë të mirë, por të shkatërron edhe ato pak parime që ti i ke mësuar në jetë dhe që prindërit dhe mësuesit janë përpjekur të ti ngulisin në mendje dhe në zemër..”- shkruante aktori.

Gjithashtu edhe vetë moderatori Ledion Liço shprehej kohë më parë se dëshiron të shohë BB të prezantuar nga Arbana, ndërsa Arbër Hajdari mohoi se do të ishte sërish opinionist i këtij reality show, por rezultoi e kundërta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49373 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE