Vëllai i Liridona Ademajt kërkon drejtësi për të motrën: Asnjë grua tjetër të mos vritet

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vëllai i Liridona Ademajt kërkon drejtësi për të motrën: Asnjë grua tjetër të mos vritet

Vëllai i Liridona Ademajt ka reaguar për vrasjen e të motrës nga bashkëshorti i saj.

Ai kërkon drejtësi të shpejtë dhe profesionale që autorët të shkojnë pas hekurave dhe asnjë grua tjetër të mos vritet.

Deklarata e plotë

Përshëndetje,

unë jam Leonard Ademaj, jam vëllau i Liridona Ademaj e cila është vrarë në mënyrë mizore.

Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë.

Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.
Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi.

Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet.

Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj.

Me respekt,

Familja Ademaj

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE