Vranësira dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për sot

vovalbania December 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vranësira dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e diel do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të dendura të cilat gjatë orëve të mesditës do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në të gjithë vendin por në sasi të pakta. Parashikohet që gjatë orëve të pasdites reshjet të zhvendosen drejt zonave përgjatë shtrirjes lindore duke lënë të gjithë pjesën tjetër të vendin nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura por pa reshje.

Orët e vona të natës i gjithë vendi paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita sjell rënie të theksuar të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohen dallgë mbi 3 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE