“Mendoja që e dinit..”- Billie Eilish flet për seksualitetin e saj!

vovalbania December 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mendoja që e dinit..”- Billie Eilish flet për seksualitetin e saj!

Pak javë më parë Billie Eilish bëri një deklaratë në rrjetet sociale, në lidhje me gratë dhe fuqinë e tyre, ndërsa një pjesë e fjalimit të saj u mor nga ndjekësit e fansat, si mënyra e saj për të deklaruar se është biseksuale.

Megjithatë, Billie nuk ishte shprehur në mënyrë të dejtpërdrejtë për këtë, deri më tani, kur në një intervistë për “Variety Power of Women”, teksa është shfaqur në kopertinën e revistës, pranoi se kishte tërheqje fizike për femrat.

E pyetur nëse ishte biseksuale, nisur nga deklarata që bëri më parë, ajo tha: “Jo nuk e deklarova gjë. A nuk ishte e qartë? Nuk e kuptova që njerëzit nuk e dinin.”

Për Billie-n, orientimi seksual nuk është i rëndësishëm dhe nuk “beson” në deklaratat në lidhje me të:

“Unë them, pse nuk mund thjesht të ekzistojmë? Unë këtë kam bërë për një kohë të gjatë dhe thjesht nuk kam folur. E pashë artikullin (e deklaratës së saj) dhe thashë” ‘Oh, mendoj se dola nga dollapi sot’. Është emocionuese për mua sepse mendoj se njerëzit nuk e dinin, kështu që është mirë që ata e dinë.”

Ndërkohë në lidhje me gratë dhe tërheqjen ndaj tyre, Billie tha:

“Unë jam ende e frikësuar prej tyre, por mendoj se ato janë të bukura. Kam pasur dhe kam lidhje të thella me gratë në jetën time. Kam miqtë, familjen… Unë tërhiqem fizikisht prej tyre, por unë jam gjithashtu shumë e frikësuar nga bukuria dhe prania e tyre.”

Nga ana tjetër artistja tha se nuk është ndjerë asnjëherë në jetën e saj si grua apo femër, megjithatë identifiohet si “ajo”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49584 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE