OKB: Më shumë se 80% e banorëve të Gazës janë zhvendosur që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas!

vovalbania December 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
OKB: Më shumë se 80% e banorëve të Gazës janë zhvendosur që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas!

Pothuajse 1.9 milionë njerëz, më shumë se 80% e popullsisë totale të Gazës, tani janë zhvendosur që nga fillimi i luftës midis Hamasit dhe Izraelit. Kështu u shpreh të hënën Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinez (UNRWA), shkruan CNN.

Afro 1.2 milion njerëz të zhvendosur brenda vendit (PZHBV) ishin strehuar në 156 objekte të UNRWA-s në të gjithë Rripin e Gazës. Një shumicë e madhe, pothuajse një milion njerëz, janë strehuar në objekte në Gaza qendrore dhe jugore, në vende duke përfshirë Khan Younis dhe Rafah.

“Numri mesatar i të zhvendosurve në strehimoret e UNRWA-s është 10,326, më shumë se katërfishi i kapacitetit të tyre”, tha UNRWA.

Thomas White, drejtor i çështjeve të UNRWA-së në Gaza, deklaroi se “një tjetër valë zhvendosjeje” po ndodh dhe situata humanitare po përkeqësohet ndërsa Forcat e Mbrojtjes së Izraelit shtojnë operacionet në Gazën jugore, duke përfshirë Rafah.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49719 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE