Rrëfeu tradhtinë e Mërgimit dhe vëllait të tij, Vesa tregon kërcënimet pas daljes nga BBVK

vovalbania December 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrëfeu tradhtinë e Mërgimit dhe vëllait të tij, Vesa tregon kërcënimet pas daljes nga BBVK

Vesa Vllasaliu ka rrëfyer së fundmi në “Big Talk Kosova” kërcënimet që ka marrë pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova”, për deklaratat e saj ndaj ish-partnerit, Mërgim Berisha dhe vëllait të tij.

Gjatë qëndrimit në reality show, ajo tregoi arsyet se pse lidhja e tyre përfundoi dhe shkak ishte bërë shoqja e ngushtë e Vesës, e cila i kishte marrë partnerin.

Gjithashtu, Vesa tregoi edhe se vëllai i Mërgimit i ka ngacmuar atë si edhe e ka tradhtuar gruan e vetë.

Për këto deklarata, Vesa shprehet se nuk është penduar aspak.

“Kjo temë është zgjatur shumë, nuk pendohem për asgjë nga ato. Unë tani kam jetën time, çdo gjë që ka qenë ka mbaruar”, u shpreh Vesa.

Vesa gjithashtu ka treguar edhe për kërcënimet që ka marrë pasi ka dalë nga shtëpia gjë e cila e ka detyruar të largohet nga Shqipëria. Ajo ka treguar që i janë drejtuar me një gjuhë kërcënuese dhe kjo gjë e ka shtyrë që të lajmërojë policinë.

“Pas daljes menjëherë nuk jam ndjerë mirë sepse kam marrë shumë mesazhe kërcënuese prej profileve fallco në Instagram, për këtë arsye as nuk kam dalë dhe kam ikur në Stamboll. Nuk e di nga kush kanë qenë ato mesazhe, kanë qenë shumë fjalë të rënda dhe kam lajmëruar menjëherë policinë”, ka thënë Vesa

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE