Tronditet Maqedonia e Veriut, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçares së zhdukur!

vovalbania December 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tronditet Maqedonia e Veriut, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçares së zhdukur!

Maqedonia e Veriut është shokuar nga dy ngjarje me lidhje mes tyre dhe dy viktima, një vajzë 14-vjeçe e një i moshuar 74-vjeç. Dje në periferi të Shkupit u gjet trupi i pajetë i të miturës Vanja Gjorçevska, e zhdukur një javë më parë, që më 27 nëntor. Po dje u zbulua edhe trupi i 74-vjeçarit nga Velesi, i raportuar i zhdukur më 24 nëntor, tre ditë para Vanjës.

Për këto dy ngjarje që kanë trondituar opinionin në vendin fqinj, dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë arrestuar nga policia dhe u dërguan në Gjykatën Penale. Nga kjo gjykatë dhe Ministria e Punëve të Brendshme, sot priten informacione të detajuara. Nga prokuroria e Shkupit kanë bërë të ditur se në pyetje po merret edhe babai i vajzës së vrarë, pa dhënë detaje mbi përfshirjen e mundshme të tij.

Ekzekutimi i të dy viktimave mund të jetë bërë brenda një dite. Policia dhe Prokuroria thanë se të dy rastet kanë lidhje apo janë kryer nga autorë të njëjtë. Në njoftimin e prokurorisë maqedonase, thuhet:

Pas masave dhe aktiviteteve të gjithanshme të ndërmarra nga zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup, më 3 dhjetor trupi i pajetë i të miturës V.G. e cila ishte raportuar e zhdukur më 27.11.2023, është gjetur në rrethinën e Shkupit, ndërsa në afërsi të Veleshtës, është gjetur edhe trupi i pajetë i P.Zh. (74 vjeç) nga Velesi, i cili ishte raportuar i zhdukur më 24.11.2023. Në lidhje me të dyja rastet dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë ndaluar, një është jashtë shtetit dhe një tjetër po merret në pyetje.

Sipas organeve policore e të prokurorisë, motivi për kryerjen e vrasjeve besohet të jetë “përfitimi material”, por ende nuk ka detaje.

Paraprakisht, në lidhje me veprat penale është gjetur një automjet i djegur, tip “Citroen” dhe pas ekspertizës janë siguruar prova materiale për përfshirjen e personave të ndaluar, për të cilat pas dokumentimit të plotë të rasteve do të bëhet kallëzimi përkatës penal në koordinim me Prokurorin Publik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49676 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE