Vidhnin makineri të rënda në Greqi, i shisnin në Shqipëri, shkatërrohet një organizatë kriminale!

vovalbania December 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vidhnin makineri të rënda në Greqi, i shisnin në Shqipëri, shkatërrohet një organizatë kriminale!

Drejtoria e Policisë së Janinës ka deklaruar se ka shkatërruar një organizatë kriminale që vidhte makineri të rënda ndërtimi dhe i shiste më pas në Shqipëri.

Sipas burimeve policore janë arrestuar dy  shqiptarë, ndërsa janë identifikuar dy gra pjesëtare të rrjetit në fjalë, njëra vajza e njërit prej hajdutëve.

Shuma e aktivitetit të tyre kriminal llogaritet në 645.000 euro. Ndaj të arrestuarve  është ngritur kallëzim penal për pjesëmarrje në organizatës kriminale dhe vjedhje të njëpasnjëshme.

Sipas hetimeve, të pandehurit, të paktën që nga shtatori i kaluar, duke zotëruar njohuritë dhe mjetet e duhura, janë koordinuar me qëllim vjedhjen e makinerive të ndërtimit nga rajone të ndryshme të vendit.

Për sa i përket mënyrës, ata pasi lokalizonin makineritë e ndërtimit në kantiere, më pas duke përdorur kamionë me rimorkio i transportonin në zona të tjera për t’i fshehur dhe çmontuar, ndërsa gjatë lëvizjes së kamionëve përdornin si pararojë edhe makina private.

Qëllimi i tyre përfundimtar ishte transportimi i makinerive të vjedhura të ndërtimit jashtë Greqisë, konkretisht në Shqipëri, i rishisnin të tëra ose si pjesë këmbimi, duke pasur fitime të mëdha.

Pas hetimeve u arrit në përfundimin se të pandehurit janë të përfshirë në vjedhjen e dy ekskavatorëve, me vlerë totale 245.000 euro, e një makinerie punimesh tokësore, me vlerë 100.000 euro, e një kabine dhe motori, me vlerë totale 300.000 euro, të çilat u çmontuan nga një ekskavator me  zinxhirë gjatë tetorit dhe nëntorit.

Dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Janinës, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49436 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE