Zbardhet vrasja e 14-vjeçares në Shkup/ Babai i saj në mesin e të dyshuarve!

vovalbania December 04, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Zbardhet vrasja e 14-vjeçares në Shkup/ Babai i saj në mesin e të dyshuarve!

Policia dhe prokuroria maqedonase njoftuan për arrestimin e tre të dyshuarve për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska nga Shkupi e të një personi tjetër me inicialet P.ZH, 74 vjeç nga Velesi. Lidhur me këto raste janë të dyshuar edhe dy të tjerë, njëri prej të cilëve, që besohet të jetë edhe autori i krimit është arratisur nga Maqedonia e Veriut.

Dje, trupi i pajetë i 14-vjeçares u gjet në Shkup, ndërsa i 74-vjeçarit, në Veleshtë, po dje.  Vanja Gjorçevska ishte zhdukur më 27 nëntor, pas daljes nga shtëpia për të shkuar në shkollë. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski:

Lidhur me të dyja rastet janë të dyshuar pesë persona dhe për tre prej tyre është caktuar masa e paraburgimit, njëri ndodhet në arrati jashtë shtetit. Personi i pestë, babai i vajzës së mitur është arrestuar, u mor në pyetje dhe po ndërmerren masa të tjera nga ana e Prokurorisë Publike. Organizatori kryesor dhe ekzekutori, pasi vrau vajzën me pistoletë, është arratisur.

Policia do të bëjë gjithçka mundet për nxjerrjen para drejtësisë të autorit kryesor të krimit.  Eshtë fjala për personin me inicialet L.P nga Shkupi, i njohur në opinion si drejtues i lëvizjes “E treta”. Do të bëjmë gjithçka që ky person apo kjo monstër, sapo të shkelë në tokën tonë, të vihet para drejtësisë.

Ministri bëri të ditur se motivi ishte përfitimi material nga nëna e vajzës së vrarë dhe se në këtë rast u përfshi babai i saj, i cili informoi bashkëpunëtorët për kohën kur e mitura doli nga shtëpia e në lidhje me lëvizjen e saj drejt shkollës.

Motivi për këtë rast është përfitimi. Një nga personat, në dakordësi me një anëtar të familjes, organizuan e kryen aktin me qëllim që të marrin para nga nëna e vajzës së mitur që më pas të gjithë të kishin përfitime.

Sipas policisë, viktima tjetër nga Veleshta nuk kishte lidhje me vajzën, por kishte hesape të hapura me një anëtar tjetër të grupit të dyshuar kriminal.

Sa i përket viktimës tjetër, burrit të moshuar nga Velesi, ai nuk ka asnjë lidhje me vajzën e mitur, por [është vrarë] për shkak të hesapeve të hapura me një nga të dyshuarit. Automjeti i 74 -vjeçarit është shfrytëzuar për ta marrë dhe vrarë vajzën. Makina u dogj e më pas është vrarë personi nga Veleshta.

Për këtë ngjarje, që ka tronditur opinionin në Maqedoninë e Veriut, prokurori publik Gavril Buvevski tha se do të ketë “dënime të rrepta”, bazuar në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut.

Motivi është përfitimi, por kur bëhet gjatë rrëmbimit, atëherë motivi është vrasja e pastër. Vrasja e të miturve, por edhe motive të tilla, parashikojnë dënimet më të rënda.

Kishte edhe reagime që vrasjes i jepnin motive etnike, ndaj dhe pati nxitje të urrejtjes ndëretnike e kjo bëri që Ministria e Punëve të Brendshme të njoftojë opinionin se autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë janë me përkatësi etnike maqedonase.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE