BE ende nuk i heq masat: Kosova duhet të bëjë më shumë!

vovalbania December 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BE ende nuk i heq masat: Kosova duhet të bëjë më shumë!

“Kosova të bëjë më shumë në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, teksa përgatitet për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit që po vjen”!

Ky është apeli i Këshillit të BE-së, i përfshirë në draftin e konkluzioneve që pritet të miratohen nga vendet anëtare të BE-së në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në 12 dhjetor, në nivel ministrash e që pastaj, pritet të konfirmohen edhe nga liderët e bllokut në një samit të parashikuar të mbahet në 14 dhe 15 dhjetor. Radio Europa e Lirë ka arritur të shohë draftin e dokumentit ku nënvizohet se Këshilli “ka marrë parasysh progresin e kufizuar të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit”.

Pjesa më e madhe e konkluzioneve, që i kushtohet Kosovës, ka të bëjë me situatën e sigurisë në veri të vendit dhe me dialogun me Serbinë. Në mënyrë të veçantë aty do të përcillet shqetësim për atë që përshkruhet si “mungesë e lirisë së shprehjes dhe kufizim i pluralizmit në veri të Kosovës”. Në draftin , ku pritet po ashtu të dënohen ashpër “sulmet e dhunshme të protestuesve serbë të Kosovës ndaj trupave të KFOR-it, organeve të rendit dhe mediave në fundin e muajit maj, nënvizohet që zgjedhjet e reja në veri të Kosovës duhet të zhvillohen sa më parë që të jetë e mundur, dhe serbët e Kosovës të marrin pjesë në to, pa asnjë kusht.

Sa i përket masave që BE-ja i ka vendosur ndaj Kosovës, të cilat janë arsyetuar me “mungesën e hapave për të shtensionuar situatën në veri”, shprehet gatishmëria që ato masa të hiqen, në rast se do të ketë progres në përmbushjen e kërkesave. “Këshilli mirëpret ndërmarrjen e hapave drejt zbatimit të disa kërkesave të BE-së. Këshilli rikujton se BE-ja mbetet e gatshme që t’i heqë masat, në rast të progresit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave ekzistuese”, theksohet në tekst.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49019 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE