Pas shumë vonesave fillon më në fund prodhimi i kamionëve Tesla!

vovalbania October 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas shumë vonesave fillon më në fund prodhimi i kamionëve Tesla!

Kamioni i shumëpritur i Tesla është përballur me shumë vonesa. Plani fillestar ishte që prodhimi në masë të fillonte në vitin 2019, por shumë faktorë të jashtëm dhe të brendshëm e shtynë këtë datë. Një nga arsyet që u dha nga CEO i kompanisë, Elon Musk, ishte kufizimi i zinxhirit furnizues që u shkaktua nga pandemia.

Gjithsesi, tani më në fund e kemi një datë për fillimin e dërgesave, e cila është 1 dhjetori. Mesa duket, kjo është data kur porosia e parë do të dërgohet tek klienti i parë i kompanisë, Pepsi CO. Firma në fjalë kishte porositur 100 kamionë në vitin 2017 dhe më në fund do të mund t’i marrë disa prej tyre.

Excited to announce start of production of Tesla Semi Truck with deliveries to @Pepsi on Dec 1st! pic.twitter.com/gq0l73iGRW

— Elon Musk (@elonmusk) October 6, 2022

Disa klientë të tjerë të rëndësishëm janë edhe UPS dhe Walmart. Në muajin maj të këtij viti, Tesla i hapi rezervimet për kamionët e saj, duke kërkuar 154 mijë euro për modelin standard dhe 184 mijë euro për modelin me opsion të narjes në rreze të gjatë deri në 804 kilometra me një mbushje.

Ndërkaq, vetëm gjashtë muaj pas fillimit të prodhimit në fabrikën e saj më të re në afërsi të Berlinit, prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla, tani po prodhon nga 2 mijë makina në javë në po këtë vend. Në qershor rikujtojmë se Tesla arriti qëllimin, pra prodhimin e 1 mijë makinave në javë.

Rikujtojmë se Tata Motors, një prodhues automobilistik me bazë në Indi, ka nxjerrë në treg një automjet të ri të vogël tërësisht elektrik hatchback që fillon nga vetëm 10 mijë dollarë. Tregu indian i automjeteve ka mbetur prapa kolegëve të tij kur bëhet fjalë për elektrifikimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE