Në 13 janar, shtëpisë së BBVA do t’i bashkohet Zhaklin Lekatari dhe ky ish-konkurrent i “Përputhen”?

vovalbania December 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në 13 janar, shtëpisë së BBVA do t’i bashkohet Zhaklin Lekatari dhe ky ish-konkurrent i “Përputhen”?

Ditën e sotme është konfirmuar se në 13 janar të vitit 2024 do të nisë edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania”.

E teksa ngelet në mëdyshje ende se kush do e moderojë programin; Arbana Osmani, Ledion Liço apo dikush tjetër, në rrjet kanë filluar të përfliten personazhet që do të jenë banorët e shtëpisë.

Mëngjesin e sotëm, e ftuar në “Wake Up” ka qenë Zhaklina Lekatari dhe Mevlan Shaba.

Ky i fundit ngacmoi Zhaklinën, e cila ishte e lidhur nëpërmjet linjës telefonike, nëse do e shohim sërish si opinioniste të “Big Brother VIP Albania”.

“Nuk e di. Nuk kam ende informacion për këtë“, tha Zhaklina.

Më pas, e pyetur nëse do të donte të ishte si banore në reality show-n e njohur, Zhaklina tha: “Si banore, jo“. Këtu ndërhyn sërish Mevlani, i cili e pyet Zhaklinën se, nëse edhe ai do të ishte si banor në BBVA, a do t’i bashkohej edhe ajo?

Sërish Zhaklina dha përgjigje negative, duke treguar se pjesë e reality show-t preferon të jetë vetëm si opinioniste.

Nga ana tjetër, Mevlani foli edhe për lidhjen e tij me Livian, ku tregoi se po e shijon shumë romancën me të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE