SHBA do të mirëpresë filmin “Në kuadër të dashurisë” më 7 dhe 11 Dhjetor!

vovalbania December 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA do të mirëpresë filmin “Në kuadër të dashurisë” më 7 dhe 11 Dhjetor!

“Në Kuadër të Dashurisë” vijon të mbetet kryefjala e ditëve të fundit. Pas disa premierave në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ashtu edhe jashtë territorit, filmi më i dashur dhe më i komentuar i momentit nuk ndalet së korruri sukses.

“Në kuadër të dashurisë” vjen në javët e fundit të shfaqjes së filmit në kinema. Ky është shansi juaj i fundit për të parë filmin më të ndjekur ndonjëherë…

Më 7 Dhjetor “Në Kuadër të Dashurisë” udhëton përtej oqeanit, në SVA Theater në New York, ndërsa më 11 Dhjetor në Davis Theater në Chicago. Ndërkohë filmi vijon të shfaqet ende në Shqipëri në Cineplexx TEG & QTU, si dhe në Kosovë në të gjitha kinematë; Cineplexx në Prishtinë dhe Prizren, Cinestar në Prishtinë, Cinemarine në Prizren, si dhe Kino Hyrije Hana në Gjakovë.

Po ashtu “Në kuadër të dashurisë” vijon me shfaqjen në kinema në Zvicër, Gjermani dhe Austri. Mos e humbisni! Për të ndjekur transmetimin e filmit në kinematë e qyteteve tuaja ju mund të zbuloni më shumë në films.top-channel.tv.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49734 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE