“Jam alergjike ndaj ngjyrave”, Catherine Zeta-Jones frymëzohet nga seriali “Wednesday” për pemën e saj të Krishtlindjes!

vovalbania December 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Jam alergjike ndaj ngjyrave”, Catherine Zeta-Jones frymëzohet nga seriali “Wednesday” për pemën e saj të Krishtlindjes!

Duket se pjesëmarrja e aktores Catherine Zeta-Jones ka patur një ndikim të madh jo vetëm në jetën e saj profesionale, ku u cilësua një ndër serialet më të shikuara në Netflix, por ka arritur të ketë një impakt edhe në jetën e saj personale. Me afrimin e festave të fundvitit dhe ngjyrave të shumëllojshme që e karakterizojnë atë, aktorja ka vendosur të bëjë të kundërtën në ambientet e shtëpisë së saj.

Aktorja 53 vjeçare, e cila luan si Morticia Addams në këtë serial kaq të suksesshëm, tha me shaka në një postim të saj se ishte ‘alergjike ndaj ngjyrave’ duke treguar se shtëpia e saj kishte marrë tashmë një ambient festiv, por vetëm me një mbizotërim të tonaliteteve të errëta, kryesisht atë të zezë. Duke zgjedhur një ndjenjë gotike, Catherine dukej se ishte ende në karakter, teksa tregonte përreth saj për të treguar pemën festive, të mbuluar me harqe bardh e zi.

Aktorja iu referua një skene nga seriali  ku Morticia kërkon një uniformë speciale shkollore të zezë dhe gri vajzën e saj Wednesday pasi ajo është “alergjike ndaj ngjyrave”. Për t’ju informuar pak më shumë rreth stij, ky serial i ri është një pjesë e serive të familjes Adams, por këtë rradhë ngjarjet zhvillohen në Akademinë Nevermore, një shkollë me konvikt për të dëbuarit si sirenat, ujqërit dhe vampirët. Wednesday dërgohet atje kundër dëshirës së saj dhe përfundon duke u përpjekur të zbardhë një varg vrasjesh që kanë ndodhur pranë shkollës. Seriali aktualisht po vazhdon të dominojë listat e Netflix dhe është bërë seriali i tretë më i popullarizuar i transmetuar në gjuhën angleze ndonjëherë.

Së fundmi aktorja e njohur Catherine Zeta-Jones ka treguar se është dashuruar me një burrë tjetër dhe bashkëshorti i saj Michael Douglas nuk e ka fare problem këtë fakt. 53-vjeçarja e ka bërë këtë deklaratë teksa po shihte ndeshjen finale të Botërorit 2022.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49365 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE