Sondazhi TAR/ A mundet që armëpushimet Izrael-Hamas do t’i japin fund luftës mes dy vendeve?

vovalbania December 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi TAR/ A mundet që armëpushimet Izrael-Hamas do t’i japin fund luftës mes dy vendeve?

Armëpushimi 4-ditor në luftën Izrael-Hamas i cili tashmë ka përfunduar, i hapi rrugë shkëmbimit të dhjetëra pengjeve të mbajtur nga luftëtarët e grupit radikal në Gaza, me palestinezë të burgosur në Izrael. Ndërprerja e luftimeve nisi rreth orës 06:00 të mëngjesit me tonën në 24 nëntor. Gjatë armëpushimit, Hamasi u zotua të lirojë të paktën 50 prej mbi 240 pengjeve që rrëmbeu gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit në Izrael.

Armëpushimi në Gaza mundësoi lirimin kryesisht të grave e fëmijëve nga Hamasi, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli. Në lidhje me këtë në sondazhin e ri të Top Albania Radio-s është ngritur pyetja: “A mendoni se armëpushimet Izrael-Hamas do t’i japin fund luftës mes dy vendeve?” dhe rezultatet janë qenë si më poshtë:

Ndërkohë një tjetër situatë që ka marrë një fokus shumë të madh gjatë javës së fundit është Euro 2024, kualifikimi i Shqipërisë dhe ndarja e grupeve. Së fundmi në Hamburg të Gjermanisë u hodh shorti i Euro 2024. Shqipëria do të ketë përballë kundërshtarë si Spanja, Kroacia dhe Italia. Duke qenë se ekipi jonë kombëtar është kualifikuar për herë të dytë në Europian dhe duke qenë se ekipi po bind me lojë dhe rezultat, me interes të madh priten paraqitjet kuqezi në premierën e Euro 2024, që do mbahet në Gjermani. Në lidhje me këtë në sondazhin e ri të Top Albania Radio-s është ngritur pyetja: “A mendoni se Shqipëria ka shanse të kalojë fazën e parë të grupive në Euro 2024?”

Për të votuar klikoni këtu!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49212 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE