Së shpejti mund të zgjedhim vetë ngjyrën kryesore, risia e fundit nga WhatsApp!

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Së shpejti mund të zgjedhim vetë ngjyrën kryesore, risia e fundit nga WhatsApp!

WhatsApp po nxjerr një opsion të ri që do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhin vetë ngjyrën kryesore të aplikacionit për t’iu përshtatur shijeve të ndryshme të tyre. Kjo jo vetëm e bën aplikacionin të duket më estetik, por gjithashtu përmirëson aksesin për përdoruesit me dëmtime të shikimit ose preferenca specifike ngjyrash bazuar në komoditetin personal. Përditësimi për iOS ka një seksion të ri ku përdoruesit mund të zgjedhin ngjyrën kryesore të aplikacionit.

Nga pesë ngjyra të ndryshme për të zgjedhur, përdoruesit mund të eksperimentojnë dhe të gjejnë atë që përputhet me preferencat e tyre. Deri më tani, WhatsApp lidhte përdoruesit duke përdorur numrin e tyre të telefonit ose një kod QR që përdoruesit mund ta skanonin për t’u lidhur dhe për të dërguar mesazhe me njëri-tjetrin. Megjithatë, WhatsApp është duke punuar për një tjetër opsion që do të rriste sigurinë e përdoruesve, por edhe do ta bënte më të lehtë gjetjen dhe lidhjen e tyre.

Ndërsa portali WAbetaInfo, i cili raporton rregullisht për opsionet e reja dhe të ardhshme në WhatsApp, po punon në zhvillimin e emrave të përdoruesve që përdoruesit do të përdornin në vend të numrave të telefonit. Rikujtojmë gjithashtu se WhatsApp po sjell surpriza të reja për të gjithë abonentët e saj të cilat kanë pritur prej kohësh që aplikacioni të shfaqë një risi që do ta lejonte hapjen e shumë llogarive në një smartphone.

Sipas blogut WhatsApp, abonentët mund të kenë luksin të hapin dy llogari në një smartphone. Nuk do të duhet të dalin nga njëra për t’i hedhur një sy llogarisë tjetër. Përditësimi i WhatsApp tashmë ka filluar të shpërndahet dhe gradualisht do të arrijë të gjithë. Shkoni te WhatsApp, më pas te settings, klikoni në shigjetën pranë emrit tuaj dhe klikoni “Shto llogari”. Është më mirë të kaloni dhe të rregulloni privacy dhe notification settings në secilën llogari në mënyrë të përshtatshme, pasi mund të bëhet mjaft e rëndësishme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50974 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE