Juliana Nura e “ashpër” sërish ndaj Ilir Shaqirit: “Nuk më pelqejnë shakatë e tij të seksit”

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Juliana Nura e “ashpër” sërish ndaj Ilir Shaqirit: “Nuk më pelqejnë shakatë e tij të seksit”

Sot të ftuar në emisionin “Pardon My French” ishin çifti i njohur i spektaklit të kërcimit Juliana Nura dhe Dion Gjinika.

Ata përfunduan rrugëtimin e tyre javën e kaluar pas një përballje në ‘dance off’ me Irgenin dhe Joanën. Në radio dyshja zbuluan më shumë detaje në lidhje me vazhdimësinë e angazhimeve të tyre pas spektaklit dhe jo vetëm…

Në Fan Club me Kiara Titon, kujtojmë se Juliana u shpreh se ishte e shokuar kur juria vendosi se ishte ajo që duhej të largohej atë mbrëmje.

Sipas saj ishte diçka që nuk e priste dhe nuk e meritonte sepse së bashku me balerinin e saj Dionin, ishin një çift që çdo puntatë kishin vlerësime të mira. Por si ndihet ajo tani që kanë kaluar edhe disa ditë.

Juliana: Mirë që e keni pëlqyer, të gjithë janë zhgënjyer nga dalja jonë por fatëkeqësisht kështu deshi juria. Kam qenë shumë e zhgënjyer dhe e shokuar këto tre-katër ditë. Nuk e prisja fare. Normal sepse unë kisha ardhur për të fituar.   

Elona Duro e ka pyetur më tej Julianën nëse i ka rënë pishman gjërave që ajo ka thënë deri tani dhe ajo u përgjigj duke thënë:

“Jo, asnjëherë! Unë jam një person që kur e flas diçka i rri mbrapa dhe nuk e them pa patur baza. Ashtu e them edhe tani, Iliri është shumë njeri negativ dhe nuk më pëlqen fare me ‘sex jokes’ që bën ai.”

Elona: Janë dy gjëra të ndryshme të jesh njeri negativ dhe të kesh vlerësuar negativisht. 

Juliana: Jo, vlerësimin e ka dhënë gjithmonë ashtu-ashtu. Siç e thashë edhe në intervista të tjera unë mendoj se duke patur Dionin balerin nuk e di pritshmëritë e mija ishin pak më ndryshe. 

Hyri në garë me shpirtin e fitueses, për të qenë në finale dhe për të marrë kupën dhe në gjykimin e saj tani është e zhgënjyer me veten e saj apo jo?

“Nuk jam zhgënjyer vetëm unë por shumë njerëz që na kanë përcjellë dhe e kanë dashur çiftin Dion-Juliana. Kjo është ajo e vërteta dhe shihet, unë gjithmonë e them që kur merr diçka për bazë duhet të shihen klikimet, komentet, votimet.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50390 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE