Ministrja e Jashtme e Kosovës paralajmëron, Gërvalla: Vuçiç dhe Putin janë të gatshëm për luftë!!

vovalbania December 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ministrja e Jashtme e Kosovës paralajmëron, Gërvalla: Vuçiç dhe Putin janë të gatshëm për luftë!!

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla deklaroi sot në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë se gjatë vitit 2023 vendi ka investuar në siguri dhe mbrojtje.

Ajo tha se tejkalimi i kuotës së NATO-s prej më shumë se 2 për qind të GDP-së për mbrojtje është një prej treguesve të dukshëm të fokusit të Qeverisë për sektorin e sigurisë.

 “Prania e aleatëve, partnerëve tanë, sidomos e KFOR-it ka rëndësi strategjike jo vetëm për Kosovën, por edhe për paqen në Evropën Juglindore”, tha ajo, gjersa shtoi se kontingjenti i ushtarëve të KFOR-it është rritur nga 4500 në 5500 brenda disa javësh.

Ajo theksoi se aleatët e Kosovës e kanë kuptuar se presidenti serb Vuçiç dhe ai rus, Putin janë të gatshëm për çdo përshkallëzim, përshirë edhe luftën.

Ndërkaq disa qindra veta u mblodhën të martën jashtë selisë së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në qendër të Beogradit, përpara se të parakalonin drejt Pallatit të Drejtësisë, duke kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar.

Policia serbe tha të hënën se arrestoi të paktën 38 persona që morën pjesë të dielën në një protestë kundër parregullsive të raportuara gjatë votimeve të 17 dhjetorit, pas të cilave fituese u shpall Partia Përparimtare e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Të dielën në mbrëmje, protestuesit u përpoqën të hynin në bashkinë e Beogradit, duke thyer xhamat, përpara se policia të përdorte gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për t’i shpërndarë ata.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE