Kamionçina Cybertruck mund të mos vijë kurrë në Evropë!

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kamionçina Cybertruck mund të mos vijë kurrë në Evropë!

Tesla nxorri në treg së fundmi kamionçinën e shumëpritur Cybertruck, që ishte paralajmëruar vite më parë. Klientët që do të marrin një Tesla Cybertrucks do të pengohen që ta rishesin atë gjatë vitit të parë, sipas termave dhe kushteve të Tesla. Tesla shtoi një seksion të titulluar “Vetëm për Cybertruck” në Kushtet e porosisë së Automjeteve Motorike, i cili parashtronte rregullat e reja.

“Ju pranoni që nuk do të shisni ose nuk do të përpiqeni të shisni automjetin brenda vitit të parë pas datës së dorëzimit të automjetit tuaj. Tesla mund të kërkojë masa urgjente për të parandaluar transferimin e automjetit ose të kërkojë dëmshpërblim nga ju në shumën prej 50,000 dollarësh ose vlerën e marrë si kompensim për shitjen ose transferimin. Tesla gjithashtu mund të refuzojë t’ju shesë ndonjë nga automjetet e ardhshme”,-deklaroi kompania.

Ndërkaq, a mund të vijë Cybertruck edhe në Evropë? Zëvendës-presidenti i Tesla-s për Inxhinierinë e Automjeteve, Lars Movray konfirmoi për TopGear Netherlands se Cybertrucku mund të mos vijë kurrë në Evropë. Kjo për shkak të dizajnit specifik që ka kjo kamionçinë dhe për t’u shitur në Evropë duhet të jetë në përputhje me rregulloret evropiane për dizajne të caktuara. Rregulloret evropiane parashikojnë që skajet e pjesëve të makinave të jenë më të lakuara dhe të lëmuara dhe jo të mprehta dhe këndore. Movray tha se:

Së pari, tregu për kamionçina në Amerikë është i madh. Rregulloret evropianet parashohin një trashësi lakore prej 3.2 milimetrash në pjesët e spikatura. Për fat të keq, në këtë rast është e pamundur të arrihet.

Një prototip i Tesla Cybertruck u pa duke u testuar në ujë, në Gjirin e Meksikës, duke u kujtuar përdoruesve të mediave sociale pretendimet e Elon Musk-ut se kamionçina elektrike ka disa aftësi të papërshkueshme nga uji. Videoja e shkurtër e postuar në Reddit tregon Cybertruckun në një plazh në Port Aransas të Teksasit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE