A duhet të dilte në ‘dance off’ Juliana atë natë në DWTS?! Dion shpjegon të gjithë situatën me detaje…

vovalbania December 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A duhet të dilte në ‘dance off’ Juliana atë natë në DWTS?! Dion shpjegon të gjithë situatën me detaje…

Sot të ftuar në emisionin “Pardon My French” ishin çifti i njohur i spektaklit të kërcimit Juliana Nura dhe Dion Gjinika. Ata përfunduan rrugëtimin e tyre javën e kaluar pas një përballje në ‘dance off’ me Irgenin dhe Joanën. Në radio dyshja zbuluan më shumë detaje në lidhje me vazhdimësinë e angazhimeve të tyre pas spektaklit dhe jo vetëm…

Nga ana profesionale në natën që ju si çift u eleminuat Dion, nga e gjithë rrjedha e kërcimeve që kishte atë natë si profesionist do bëje një parashikim të asaj që pe gjatë performancave të tjera, kush duhet të dilte në ‘dance off’?

Duke bërë analizën e asaj nate dhe jo analizën e të gjithë javëve mendoj që duke qenë se dhe juria na votoi ne me më pak pikë, Xhuli dhe Xhoda ishin më të rrezikuar për të shkuar në ‘dance off’. Të them të drejtën unë nuk jam dakord me logjikën që Xhuli të shkonte në ‘dance off’ sepse kishte një jive jashtëzakonisht shumë të vështirë dhe duke kuptuar se çfarë disipline është jive aty realisht e kupton se sa e vështirë është për një femër të kërcejë jive. Sidomos një jive që i kishte të gjithë elementët sidomos akrobaci që janë shumë të vështira për t’u realizuar. Nuk e di pse këtë gjë ata nuk e vlerësuan nuk e kuptoj dot sepse gjithmonë në kërcim mund të kapesh me detajet më të vogla por e rëndësishme është të kuptosh energjinë.

Më tej balerini shtoi se:

Kur përfunduam dhe dolëm në backstage unë kisha një energji shumë pozitive. Realisht nga eksperienca që unë kam arrij të perceptoj momentin kur kërcej me Xhulin, emocionet, i jap akordet kur duhet të fillojë, shikoj jurinë dhe publikun i bëj të gjitha. Megjithatë ajo shkoi në ‘dance off’, mendoj që ishte jashtëzakonisht shumë i bukur dhe interesant. Është e vështirë për të ndarë sepse praktikisht njëri është femër dhe tjetri është mashkull tek VIP-at. Por një profesionist për atë gjë është dhe e bën dallimin dhe mendoj që Xhuli ka kërcyer shumë mirë. Mendoj që gjykimi duhet të ishte bazë të ‘dance off’-it. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49308 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE