Porositi vrasjen e bashkëshortes, gazetarja e njohur zbulon detaje nga sjelljet e Naimit pas ekzekutimit të Liridonës

vovalbania December 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Porositi vrasjen e bashkëshortes, gazetarja e njohur zbulon detaje nga sjelljet e Naimit pas ekzekutimit të Liridonës

Gazetarja Gentjana Hasani është shprehur se Naim Murseli, i dyshuar si porositës i vrasjes së gruas së tij, Liridona Murselit, ishte tejet gjakftohtë në gjykatë, sikur të mos kishte bërë asgjë.

Në një studio televizive tha se ishte e çuditur nga ajo që kishte dëgjuar për sjelljen e Naimit në gjykatë, pasi vrasja e Liridonës ka shokuar gjithë opinionin publik, ndërsa atë jo.

Ajo foli edhe për takimin me të atin e Granit Plavës, i cili i kishte thënë se vetëm Naimi mund të dijë arsyet se përse djali i tij kishte kryer vrasjen e Liridonës.

“Naimi e pranoi që ka dhënë para për eleminimin e Liridonës, por ashtu edhe Graniti. Unë sot takova në gjykatë disa persona që më treguan për sjelljen e Naimit. Ishte shumë gjakftohtë, sikur nuk ka bërë asgjë. Ne që jemi jashtë jemi shokuar, por jo ai që dyshohet që ka vrarë nënën e fëmijëve të tij.

Babai i Granitit tha se për të gjitha këto që ka bërë Graniti, vetëm Naimi mund ta dijë. Vetëm ai mund ta dijë pse e ka mashtruar djalin tim për të bërë diçka të tillë. Më tha që nëse Graniti e ka bërë këtë nuk është më djali im. Ishte i përhumbur dhe i shokuar”, është shprehur Hasani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48855 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE