Miratohet Buxheti 2024 në Kuvend/8 minuta seancë për shkak të kaosit!

vovalbania December 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Miratohet Buxheti 2024 në Kuvend/8 minuta seancë për shkak të kaosit!

Edhe seanca e sotme plenare nuk ndryshoi nga të kaluarat, pasi salla e Kuvendit sërish u përfshi nga kaosi. Buxheti 2024 u miratua në pak minuta në këtë seancë me pak a shumë të njëjtat skena, karrige të grumbulluara në pjesën e foltores, tymuese e kapsolla. Opozita vazhdoi aksionin ndërsa maxhoranca vijoi me miratimin dhe punimet e Kuvendit zgjatën vetëm 8 minuta. Për shkak të përjashtimit, nga opozita nuk ishin Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Gazment Bardhi, Elda Hoti e Albana Vokshi.

Gardistët rrethuan foltoren e Parlamentit, rreth 1 orë para nisjes së seancës, për të mos lënë deputetët e Rithemelimit të vijonin me skenarin e zakonshëm të përmbysjes së karrigeve, por pa rezultat.

Seanca u mbyll, por për kaosin në Kuvend, pritet që policia t’i përcjellë materialet SPAK-ut. Mes atyre që sot u vu në krye të veprimeve bllokuese të opozitës ishte deputeti i PD-së, Evin Salianji, i cili foli për mediat pas seancës plenare. Salianji tha se buxheti u miratua në mënyrë “tinzare”.

Edi Rama në mënyrë të përsëritur i ka vendosur flakën, parlamentit të Shqipërisë. Po funksionojnë në kushtet e një junte ku forca fizike e gardistëve, e drejtuesve të policisë, e krimit në zgjedhje bëjnë të mundur mbajtjen në këmbë të kësaj ngrehine që duket qartësisht se nuk po bashkëjeton në mënyrë demokratike, sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Në mënyrë tinëzare dhe me vrap, PS-ja votoi buxhetin, i cili për herë të parë godet shtresën e mesme. E patë dhe sot që kishte amendime nga deputetë të PD-së dhe u hodhën poshtë. Kush do që ne të bëhemi palaçot e Edi Ramës, ne nuk bëhemi dot.

Kushdo që merr përsipër të bëhet palaço për ndonjë arsye tjetër, që mund të jenë arsye financiare apo të ndonjë përfitimi të drejtpërdrejtë është i denjë për ta bërë.

Për të gjithë ata që hedhin broçkulla të tipit “po të ishit ju, çfarë do të ndodhte”, ja ku kishte mendime dhe i hodhën për dy sekonda se nuk pyet për Kushtetutë. Ne nuk po bëjmë betejë përveçse për mijëra njerëz që kanë miratuar këtë Kushtetutë. Nuk po lëmë që vendi të shkojë në një regjim të plotë.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48876 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE