Përzgjedhja e 3 prokurorëve të SPAK-ut, reagojnë Amerika e BE-ja!

vovalbania December 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përzgjedhja e 3 prokurorëve të SPAK-ut, reagojnë Amerika e BE-ja!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, po ndjek nga afër intervistat dhe vlerësimet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP për kandidatët prokurorë që aplikojnë për tre vendet e fundit bosh në SPAK.

Në një postim në rrjetet sociale, selia diplomatike e Uashingtonit në Tiranë thekson:

Shtetet e Bashkuara presin që ky proces kyç të çojë në përzgjedhjen e prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për ta mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe mbron sundimin e ligjit. SPAK mbetet një pjesë kritike e asaj përpjekjeje.

Gjithashtu edhe Delegacioni i BE-së reagoi lidhur me përzgjedhjen e prokurorëve të SPAK-ut.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të vijojë ditën e sotme me përzgjedhjen e tre prokurorëve të rinj të SPAK-ut. Kjo do të kontribuojë në forcimin e punës së SPAK-ut, integritetit dhe pavarësisë së tij. Ky institucion kyç duhet të mbështetet tek profesionistët më të mirë të mundshëm për të përmbushur misionin e tij thelbësor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49261 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE