Sot në Kuvend votimi nen për nen i Buxhetit 2024/6 deputetë të opozitës të përjashtuar!

vovalbania December 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot në Kuvend votimi nen për nen i Buxhetit 2024/6 deputetë të opozitës të përjashtuar!

Sot Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare e në rend dite është miratimi nen për nen dhe në tërësi i Buxhetit 2024. Në pikën 6 renditet Projektligji “Për buxhetin e vitit 2024”.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 158, të Kushtetutës, dhe të nenit 30, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nenet 55, 73-74, 78-84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Europiane

Dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Dhënie mendimi Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Dhënie mendimi Komisioni për Sigurinë Kombëtare

Dhënie mendimi Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

Opozita ka paralajmëruar se do të vijojë me zbatimin e aksionit të saj për mosbindje civile deri në plotësimin e kërkesave lidhur me ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Me kërkesë të socialistëve, dje Sekretariati i Etikës mori vendim për përjashtim me 10 ditë të Sali Berishës, Gazment Bardhit, Flamur Nokës, Edi Palokës, Albana Vokshit dhe Elda Hotit, duke bërë që sot të mos lejohen të hyjnë në sallë për shkak të zhvillimeve në seancën e 4 dhjetorit që sërish u mbyll në pak minuta, mes kaosit nga flakadanët e zhurmat.

Ndër të tjera në kërkesën e tyre, socialistët theksonin momentin e ndezjes së disa flakadanëve nga Flamur Noka, si edhe Elda Hoti e Albana Vokshi. Për ish-kryeministrin Berisha, vinin në dukje se “pengoi zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke zaptuar foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar kaos në sallë, fyer deputetët e drejtuesen e seancës”.

Në seancën e kaluar plenare të së hënës, disa deputetë të opozitës u përplasën me punonjësit e Gardës duke refuzuar kontrollet fizike për sende të palejuara, por që përsëri arritën t’i fusnin në sallë ku në pjesën e foltores vazhduan me skenarin e grumbullimit të karrigeve. Në një moment pati edhe një tentativë për t’iu vënë flakën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48653 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE