Turistët bien në ujë nga gondola në Venecia pasi refuzonin të uleshin teksa bënin foto…(Video)

vovalbania December 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turistët bien në ujë nga gondola në Venecia pasi refuzonin të uleshin teksa bënin foto…(Video)

Skena qesharake publikoheshin dje nga Venecia ku një grup turistësh që shëtisnin me gondola ranë në ujin e kanalit pasi nuk dëgjonin këshillat për të ndaluar fotot apo të uleshin në barkat e vjetra tradicionale.

Pamjet zbavitëse të rënies masive në ujë bënë të qeshnin rezidentët si dhe sollën reflektim nga turistët, që më pas mbaheshin në barkën e tyre të përmbysur.

Grupi raportohet se lëvizte në mjetin e tyre duke pozuar për foto para pallateve të njohura të qytetit, edhe pse gondolieri i porosiste disa herë të uleshin e të qëndronin pa lëvizur teksa manovronte barkën nën urën e sheshit San Marko.

 

Në video të shpërndara në rrjet turistët e rënë në ujë shiheshin që mbaheshin në barkën e përmbysur teksa më pas u morën nga një tjetër barkë që kalonte. Pas përmbysjes së barkës edhe gondolieri u hodh në ujë për të ndihmuar klientët e tij në kanalin e ftohtë.

Një faqe interneti e quajtur Venezia Non è Disneyland (Venecia nuk është Disneyland) shpërndan shpesh shembuj të sjelljeve të papërgjegjshem të turistëve në qytet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE