Veçoritë e iOS 17.2 tek modelet iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max!

vovalbania December 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Veçoritë e iOS 17.2 tek modelet iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max!

Softueri iOS 17.2 pritet të lançohet për publikun e gjerë javën e ardhshme dhe me këtë përditësim priten një sërë veçorish të reja. Një ndër këto veçori përfshihet një përmirësim për kamerën Telephoto në modelet iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max.

Kjo do të përfshijë shpejtësi të përmirësuar të fokusimit të kamerës Telephoto kur përdoruesi kap objekte të vogla të largëta tek këto dyja modele të linjës së iPhone 15. Ndryshim tjetër i madh i kamerës përmes iOS 17.2 është mbështetja për bërjen e videove me elmente 3D tek modelet iPhone 15 Pro dhe Max. Këto pamje do të jenë të dizajnuara për t’u parë në kufjet Vision Pro të Apple, që do të lançohen në fillim të vitit 2024.

Ndërkaq, rikujtojmë që edhe pse është akoma herët, specifikat e serisë së iPhone që do të jetë i disponueshëm në treg gjatë vitit të ardhshëm, kanë filluar përhapen kudo nga prodhuesi amerikan. iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max do të ketë ekran prej 6,27-inç dhe 6,86 dhe fjala është për panelet LTPO me frekuencë freskimi prej 120 Hz. Është paksa e vështirë të besohet në madhësinë e ekranit iPhone 16 Pro Max, kështu që kjo e dhënë duhet marrë me një dozë rezerve. Sa i përket iPhone 16 dhe iPhone 16 Plus, pritet të kenë të njëjtën ekran 6,12-inç dhe 6,69 me frekuencë freskimi prej 60 Hz.

Risjellim në vëmendje se në tetor, shitjet e smartphone-ave në nivel global u rritën me 5%, për herë të parë në 27 muaj. “Udhëheqësit e rritjes janë tregjet në zhvillim në Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe fillimi i sezonit të festave në Indi”,-thuhet në njoftimin e raportuar nga CNBC. iPhone 15 u shfaq në treg në fund të shtatorit dhe efektet e para të shitjeve u ndjenë në tetor. Tregjet më të zhvilluara, ku ka ‘ngopje’ në shitjen e smartphone-ave, shënojnë një rikuperim më të ngadaltë. Bazuar në këto rezultate, pritet që tregu global i smartphone-ave të rritet në tremujorin e katërt të 2023.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE