Veçoria e re ‘end-to-end encryption’ nga Meta për bisedat në Messenger!

vovalbania December 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Veçoria e re ‘end-to-end encryption’ nga Meta për bisedat në Messenger!

Meta do të lançojë në aplikacionin e saj Messenger veçorinë ‘end-to-end encryption’ për biseda dhe telefonata, duke përmbushur një premtim. Kur të implementohet kjo teknologji në Messenger vetëm ju dhe personi të cilit i dërgoni mesazhe në aplikacion do të keni qasje në përmbajtje. “Për shkak të teknologjisë së enkriptimit askush, përfshirë Meta-n, nuk mund të shohë se çfarë është dërguar ose thënë, përveç nëse vendosni të raportoni një mesazh tek ne”- tha Loredana Crisan, drejtuesja e Messenger. Crisan tha se do të duhet një kohë derisa Meta të lançojë veçorinë në të gjitha bisedat në Messenger.

Pritet që së shpejti, Meta të heqë funksionin që deri më tani lejonte përdoruesit të ndërvepronin me miqtë e tyre nga rrjeti social Facebook në Instagram. Kompania e prezantoi këtë veçori në vitin 2020. Ky vendim mund të jetë një lëvizje për të shmangur pasojat rregullatore në Bashkimin Evropian. Integrimi ndër-platformë u njoftua në vitin 2019 dhe mori jetë në vitin 2020, duke “fshirë kufijtë” mes dy shërbimeve më të njohura të kompanisë Meta. Por, Messenger dhe Instagram tani po ndahen sërish.

Rikujtojmë, se WhatsApp nga ana tjetër po rikthen për përdoruesit në ueb veçorinë “View once” për foto dhe video, një funksion i cili u largua një vit më parë për arsye sigurie. Përdoruesit e WhatsApp mund të dërgojnë foto dhe video që mund të shikohen vetëm një herë para se të zhduken nga biseda, por veçoria është e disponueshme vetëm për përdoruesit e Android dhe iOS. Funksioni ishte ofruar më parë në versionet desktop dhe Web të aplikacionit. Tani, një raport sugjeron që platforma e mediave sociale po rikthen funksionin “Shiko një herë” (për foto dhe video) për versionet e WhatsApp Web dhe WhatsApp për desktop.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50214 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE