“Negativ! S’më pëlqejnë shakatë e tij seksiste”- Ilir Shaqiri i reagon deklaratave të Juliana Nurës

vovalbania December 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Negativ! S’më pëlqejnë shakatë e tij seksiste”- Ilir Shaqiri i reagon deklaratave të Juliana Nurës

Juliana Nura ishte e eleminuara e javës së shkuar nga programi i kërcimit “Dancing with the stars”.

Mirëpo, teksa ishte e ftuar në “Fan Club” Juliana u shpreh se nuk e meritonte fare të largohej, ndaj kishte ngelur e zhgënjyer dhe e pakënaqur nga ky vendim.

Ajo gjithashtu tha se ishin komentet negative të Ilirit ato që u bënë shkak për largimin e saj, pasi ndikuan edhe tek anëtarët e tjerë të jurisë.

Më pas, në një tjetër intervistë Juliana u shpreh se komentet sipas saj seksiste të Ilirit nuk i pëlqejnë aspak.

E sakaq balerini ka përfituar nga një situatë gjatë spektaklit të sotëm për t’iu kundër-përgjigjur Julianës në një farë mënyre.

Teksa Atalanta po shprehte pakënaqësitë e saj ndaj gjykimeve të jurisë, Iliri ka ironizuar deklaratat e Julianës, duke i thënë Atalantës se nëse ka pakënaqësi për komentet e jurisë t’i shprehë në moment dhe jo pasi të largohet nga gara, siç kanë bërë disa ish-konkurrentë.

Ndonëse nuk përmendi emra, komentet e tij dukshëm janë një përgjigje për deklaratat e Nurës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE