Anëtarët e Komitetit Olimpik Mesdhetar në Tiranë, për herë të parë zhvillojnë mbledhjen e Bordit në Shqipëri!

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Anëtarët e Komitetit Olimpik Mesdhetar në Tiranë, për herë të parë zhvillojnë mbledhjen e Bordit në Shqipëri!

Ditën e sotme, Tirana priti anëtarët e Komitetit Olimpik Mesdhetar, që për herë të parë zhvillojnë mbledhjen e Bordit në Shqipëri. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se “për Kryeqytetin Europian të Sportit 2023 është nder që të presë anëtarët e Komitetit Olimpik Mesdhetar”.

Eshtë hera e parë që kemi nderin që të mirëpresim miq kaq të nderuar nga bota e sportit. Nuk e marrim me kaq lehtësi këtë gjë. Ju jeni këtu nga tre kontinente dhe Tirana është Kryeqyteti Europian i Sporteve për vitin 2023, kështu që festojmë prezencën tuaj në Shqipëri. Do të doja të sigurohesha që jeni pritur mirë e garancia jonë është z.Fidel, i cili është edhe presidenti ynë vizionar. Edhe falë tij po bëhet një punë shumë e mirë.

Po ashtu, kryeministri Edi Rama u shpreh për mbështetjen e Kosovës në organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030. Shefi i qeverisë u shpreh:

Do të jemi të gjithë krenarë për vendimin e marrë. E dimë që ky vendim nuk ishte shumë i lehtë për ju, por ju merrni vendime si njerëz të sportit, se nëse do të ishit njerëz të politikës, nuk do të ishte kaq e lehtë ta merrnit këtë vendim. Njerëzit e politikës nuk i marrin vendimet kaq lehtë sa ju.

Të themeluara në vitin 1951, Lojërat Mesdhetare zhvillohen çdo katër vjet me përkrahjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Për herë të parë, Kosova do të jetë mikpritëse e tyre në atë që pritet të jetë ngjarja më e madhe sportive e organizuar prej saj, deri më tani.

Më 8 shtator, Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), votoi kandidaturën “Prishtina 2030”, me 55 vota pro e tetë kundër, ndërsa tre vota u shpallën të pavlefshme, gjatë një takimi në qytetin grek Heraklion.

Programi përmban rreth 24 sporte, me pjesëmarrjen e më shumë se tre mijë sportistëve. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njoftoi se ky event do të ketë shtrirje në gjithë territorin e Kosovës, me fokus shtatë komunat kryesore, si dhe në bregdetin shqiptar, në Durrës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50942 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE