Ngrohëset elektrike apo kondicioneri, kush harxhon më shumë? Flet eksperti i energjitikës!

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ngrohëset elektrike apo kondicioneri, kush harxhon më shumë? Flet eksperti i energjitikës!

Eksperti i energjetikës, Azmer Duleviç tha së fundmi se ngrohëset e vogla elektrike, konsumojnë më shumë energji se sa kondicioneri. Kjo sipas tij, vjen pasi kondicioneri pasi arrin temperaturën e dhomës fillon të ulë xhirot, gjë që nuk ndodh me ngrohëset e vogla, të cilat vazhdojnë të punojnë me të njëjtën fuqi.

Ngrohësja e vogël rri me të njëjtën temperaturë gjatë gjithë kohës, ndërsa kondicioneri nuk është gjatë gjithë kohës në maksimum, sepse është inverte. Në momentin që arrin temperaturën e dhomës, ai ul xhirot. Punon me xhiro të avashta dhe si rrjedhojë konsumi i energjisë është më i ulët, mund të jetë 40% më pak se një ngrohës apo reflektor elektrik që e përdorin qytetarët.

Ditët e ftohta të dimrit sjellin me vete nevojën për pajisje të cilat i bëjnë shtëpitë tona më të ngrohta. Megjithatë, shpesh dëgjojmë këshillat që të bëjmë kujdes si i lëmë aparatet ngrohëse kur nuk jemi në shtëpi. Një numër i madh zjarresh bien për shkak të përdorimit jo të drejtë të pajisjeve ngrohëse, si edhe të gjendjes së tyre.

Është konstatuar që shkaku i dytë i rënieve të zjarrit janë pajisjet ngrohëse. Kur përdoren në mënyrë jo të duhur këto pajisje mund të bëhen problemi më i keq i zjarrfikësve. Ekspertët thonë që kur pajisjet ngrohëse janë shkaktare të zjarreve, më shpesh ndodhin për shkak të përdorimit të kabllove zgjatuese në të cilat ato janë futur duke qenë se jo të gjitha mund të përballojnë forcë të ndryshme të energjisë elektrike të pajisjeve të cilat janë futur në to njëkohësisht. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48996 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE