Olena Zelenska: Nëse bota lodhet nga ndihma për Ukrainën, ne do të vdesim!!

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olena Zelenska: Nëse bota lodhet nga ndihma për Ukrainën, ne do të vdesim!!

Lufta në Ukraina ka hyrë në ditën e 654-ët, por bota tani, ditët e këtij konflikti nuk po i numëron më.

Bashkëshortja e presidentit Volodymir Zelensky, Olena, e ktheu apelin e saj emocionues në përpjekjen më të fundit që bota të mos e harrojë luftën e vendit të saj, përballë shpërthimit të ri të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Nëse perëndimi nuk e vazhdon ndihmën financiare, ukrainasve, u shpreh ajo, u rrezikohet ekzistenca. Reagimi i Zonjës së Parë të Ukrainës erdhi pak pasi senatorët republikanë në SHBA bllokuan një projektligj kyç ndihme, i cili do të kishte ofruar më shumë se 60 miliardë dollarë mbështetje për vendin e përballur me një agresion brutal nga ana e Rusisë.

Duke folur disa orë pas një sulmi raketor rus, Zelenska tha se: Nëse bota lodhet, ata thjesht do të na lënë të vdesim. Na dhemb shumë kur e shohim një gjë të tillë. Është çështje jete për ne.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se fondet amerikane për Ukrainën mund të mbarojnë së shpejti, por republikanët në Kongres po bëjnë rezistencë pasi duan ta lidhin vazhdimësinë e kësaj ndihme me një marrëveshje për kufirin me Meksikën. Ata po kërkojnë të sigurojnë kompromise nga presidenti Joe Biden dhe demokratët në Kongres për financimin e masave kufitare të SHBA-së, në këmbim të mbështetjes së tyre.

Bideni e bëri të qartë se dështimi për të rënë dakord për ndihmën e Ukrainës do të ishte një “dhuratë” për presidentin Vladimir Putin, duke paralajmëruar se historia “do t’i gjykonte ashpër ata që ia kthyen shpinën kauzës së lirisë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50395 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE