Pema më e rrezikshme në botë, nuk duhet të qëndroni edhe kur bie shi!

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pema më e rrezikshme në botë, nuk duhet të qëndroni edhe kur bie shi!

Pema e vdekjes ose guava helmuese janë disa nga emrat e pemës që renditen në Librin e Rekordeve Guiness si më e rrezikshmja në botë. Pema e rrallë frutore tropikale Hippomane mancinella rritet përgjatë plazheve me rërë në klimat tropikale që shtrihen nga Florida në Karaibe dhe deri në pjesë të Amerikës Qendrore dhe të asaj Jugore.

Kjo është një pemë që mund të shkaktojë probleme serioze. Frytet e pemës manchineel janë të vogla, të ngjashme me mollët dhe përmbajnë një sasi të madhe helmi, prandaj pushtuesit spanjollë i quajtën “manzanilla de la muerte” ose molla e vogël e vdekjes. Historia tregon se vendasit e përdornin lëngun e kësaj bime për shigjetat helmuese me të cilin helmonin ujin e burimeve duke u mbrojtur nga pushtuesit. Fruti i pemës së manchineelit shkakton djegie në gojë dhe ënjtje të rëndë të fytit. Zona rreth gojës suaj mund të bëhet e përflakur dhe e fryrë dhe mund të shfaqen probleme serioze me tretjen.

Thjesht prekja e gjetheve, ose përdorimi i pemës si një ombrellë natyrale gjatë shiut, do të shkaktojë flluska në lëkurë. Nëse tymi nga djegia e drurit hyn në sytë tuaj, ka shumë të ngjarë të përjetoni verbëri të përkohshme. Radiologu Nicholas Strickland përshkroi në revistën BMJ përvojën e tij pasi hëngri frutin e pemës së mancinelit:

E kafshova pa menduar. E provoi edhe shoku im. Pak çaste më vonë vumë re një ndjesi të çuditshme pikante në gojë, e cila gradualisht u kthye në djegie, fyti na ngushtohej dhe ngurtësohej. Simptomat u përkeqësuan gjatë orëve në vijim për shkak të dhimbjes së padurueshme dhe ndjenjës së një pengese të madhe në fyt. Ne u përpoqëm të relaksoheshim me alkool, por dhimbja u shtua. Ajo ishte zbutur vetëm nga qumështi. Gjatë tetë orëve në vijim, simptomat tona orale filluan të zhdukeshin ngadalë, por nyjet limfatike të qafës u bënë shumë të ndjeshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50577 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE