Publiku e deshi jashtë por jo bileta e fatit! Ky është banori që u largua dhe u rikthye sërish në BBVK

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet data e startimit të “Big Brother VIP”

Në spektaklin e së premtes, nga Big Brother VIP Kosova u eliminua Azem Gagica. Ai la shtëpinë më të famshme në Kosovë dhe garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

I pari që shpëtoi nga kjo garë ishte Blerando, më pas Kader Kicaj, Besart Zeneli, Blero, Ylli Dervishi e Alba Vukaj.

Azemi ka qenë njëri nga banorët që i ka dhënë shtëpisë përplot emocione me rrëfimet dhe gjërat që ka ndarë nga jeta e tij. Megjithatë, ky ishte një nga nominimet më të forta që është bërë deri më tani, pasi secili nga konkurrentët kanë krijuar tashmë lojën e tyre.

I njëjti gjatë qëndrimit në shtëpi ka shprehur haptazi edhe një pëlqim për Albën, nga e cila nuk mori ndonjë përgjigje pozitive. Ai është pjesë e spektaklit që nga fillimi i këtij edicioni dhe tani janë bërë afro dy muaj.

Sidoqoftë, atij i qëlloi bileta kthyese dhe do të jetë sërish në mesin e banorëve të tjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE