Dyshohet se u rrëzua në kopsht, e mitura dërgohet në spital me dorë të dëmtuar!

vovalbania November 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dyshohet se u rrëzua në kopsht, e mitura dërgohet në spital me dorë të dëmtuar!

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në një çerdhe, këtë herë në Krujë. Sipas policisë, një vajzë e mitur 4-vjeçe është rrëzuar në çerdhe dhe për pasojë ka pësuar dëmtime në dorë. Vajza është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

Me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që pak ditë më parë u denoncua një rast i dhunës në një çerdhe private në Tiranë, e cila ishte e pa licencuar. Në pranga u vu edukatorja Majlinda Dehima, e cila akuzohet për “keqtrajtim i të miturit”. Majlinda Dehima ka mohuar dhunën duke deklaruar se nuk e ka prekur me dorë 3-vjeçaren.

Dehima ka shtuar se nuk e ka kuptuar që vajza e mitur kishte thyer këmbën, teksa u ka kërkuar ndjesë familjarëve të 3-vjeçares për ngjarjen e ndodhur.

Kjo situatë shkaktoi reagime në publik, ku pati dhe protesta për akte të tilla ndaj të miturve. Prindër e fëmijë të shumtë me pankarta në duar protestuan për ndalimin e fenomeneve të tilla.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48813 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE