Adoleshentët grabisin dy persona në sheshin ‘Skënderbej’! Arresohet 17 vjeçari, në kërkim shoku i tij

vovalbania December 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Adoleshentët grabisin dy persona në sheshin ‘Skënderbej’! Arresohet 17 vjeçari, në kërkim shoku i tij

Një 17 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm, në bashkëpunim me një moshatar të tij, nën kërcënimin e një pistolete imituese në sheshin “Skënderbej” i ka vjedhur një shumë parash dy personave.

Pas verifikimeve të kryera nga policia, ka rezultuar se 2 autorët e grabitjes në sheshin “Skënderbej” kanë kryer më herët një tjetër grabitje në një farmaci në rrugën “Asim Zeneli” ku kanë marrë një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave, e dyshuar e vjedhur, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë vijon puna për kapjen e 17 vjeçarit tjetër i cili arriti të largohej nga vendi i ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE:

I vodhën nën kërcënimin e një pistolete imituese, një shumë parash, dy shtetasve, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohet shuma e parave, e dyshuar e vjedhur, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit ditën e djeshme, në sheshin “Skënderbej”, rreth orës 03:20, dy persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e një arme, i kishin vjedhur një shumë parash dy shtetasve dhe më pas ishin larguar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u kap njëri prej autorëve të dyshuar, një 17-vjeçar, banues në Tiranë. Gjithashtu, vijon puna për kapjen e një 17-vjeçari tjetër, bashkëpunëtor i tij. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të miturit, janë autor të dyshuar edhe të vjedhjes së një shume parash, në një farmaci në rrugën “Asim Zeneli”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave, e dyshuar e vjedhur, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48775 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE