E prekur, Ronela Hajati flet për Eurovision: “Më lan mes 4 rrugëve, kisha 0 përkrahje”

vovalbania December 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E prekur, Ronela Hajati flet për Eurovision: “Më lan mes 4 rrugëve, kisha 0 përkrahje”

Këngëtarja Ronela Hajati ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision” gjatë vitit që lamë pas me këngën “Sekret”.

Ajo është kritikuar mjaft shumë për performancën dhe paraqitjen që kishte bërë në këtë kompeticion.

Artistja u pyet nëse do të merrte pjesë sërish në “Eurovision”, gjersa vazhdoi të tregonte në lidhje me eksperiencën që pati në 2022.

E njëjta u shpreh tejet e zhgënjyer pasi nuk pati përkrahje fare dhe se thuajse të gjitha i pagoi vetë.

“Këtu ma kthyen shpinën shumë njerëz, nuk e kisha prit se publiku mua më njeh, e di çfarë natyre në skenë. Çdo gjë që ka ndodhur atje, çdo gjest, ka qenë e mirëmenduar. Atje kam menduar vetëm të bëj shou për veten time”, shtoi ajo.

Ylli mes tjerash theksoi :

”Ai buxhet nuk mu dha kurrë, unë u detyrova edhe spotin, klipin përfaqësues e pagova vetë. Të shikoje shtetet e tjera se si flinin në çfarë hotelesh, ne kemi fjetur në një motel jashtë Torinos saqë kur vinin fansat, nuk dinin ku të na gjenin. Nuk mora kurrë një mesazh as nga drejtori, nuk kam pasur fare fare mbështetje. Është turp, jo për të ardhur keq. Kam paguar të gjithë hotelin, stafin se më lanë në mes të katër rrugëve!”

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49324 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE