BE dënon Hamasin për përdorimin e spitaleve dhe civilëve si “mburoja njerëzore”

vovalbania November 13, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
BE dënon Hamasin për përdorimin e spitaleve dhe civilëve si “mburoja njerëzore”

Bashkimi Evropian ka dënuar grupin radikal palestinez, Hamas – të cilin e kanë shpallur organizatë terroriste – për, siç thanë, përdorimin e spitaleve dhe civilëve “si mburoja njerëzore” në luftë kundër Izraelit.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha të hënën se, në të njëjtën kohë, blloku i kërkon Izraelit “të vetëpërmbahet maksimalisht në mënyrë që ta shmangë shkaktimin e viktimave në mesin e civilëve”.

Në një takim me ministrat e Jashtëm të bllokut, Borrelli e cilësoi deklaratën të cilën e lëshoi në emër të të gjitha 27 vendeve si shenjë e unitetit, pasi tash e sa javë ka pasur shpesh deklarata kundërthënëse për atë se si duhet BE-ja t’i adresohet luftës Izrael-Hamas.

Vetëm pak orë pasi liderët e BE-së thanë se ka unitet për luftën Izrael-Hamas më 28 tetor, shtetet anëtare ishin plotësisht të ndara gjatë një votimi për një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme që bënte thirrje për armëpushime humanitare në Gazë.

Tani, megjithatë, vendet e BE-së thanë në një komunikatë se iu bashkohen “thirrjeve për pauza të menjëhershme në luftime dhe për korridore humanitare, përfshirë përmes kapacitetit të shtuar në pikëkalime dhe përmes një rruge të dedikuar detare, në mënyrë që ndihmat humanitare të arrijnë sigurt te populli i Gazës”.

Ato, po ashtu, i përsëritën “thirrje që Hamasi t’i lirojë menjëherë dhe pakushte të gjitha pengjet”.

Dhe thanë se “BE-ja e dënon përdorimin e spitaleve dhe civilëve si mburoja njerëzore nga Hamasi”.

Izraeli thotë se Hamasi strehohet në mesin e civilëve në spitale, dhe se spitali më i madh i Qytetit të Gazës, Shifa, është shembull parësor i kësaj. Izraeli pretendon se luftëtarët e grupit palestinez e kanë një qendër komandimi brenda dhe nën spital.

Izraeli nuk ka ofruar video apo fotografi për t’i dëshmuar këto pretendime, megjithëse ka shpërndarë pamje të luftëtarëve të Hamasit duke vepruar në lagjet e banimit dhe duke i vendosur raketat dhe armët pranë shkollave dhe xhamive.

Vendet e BE-së nuk bënë thirrje për armëpushim në luftimet mes Izraelit dhe Hamasit.

Së paku 1.200 njerëz u vranë në Izrael, shumica e tyre civilë, në sulmin fillestar të Hamasit, i cili e nxiti luftën.

Ndërsa, 46 ushtarë izraelitë janë vrarë në Gazë prej fillimit të ofensivës tokësore.

Rreth 250.000 izraelitë janë detyruar të evakuohen nga komunitetet pranë Gazës, ku luftëtarët e Hamasit po gjuajnë ende me raketa, si dhe përgjatë kufirit verior me Libanin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49758 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE