Triumf me përmbysje në “Loro Boriçi”, Vllaznia parakalon Dinamo Cityn!

vovalbania December 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Triumf me përmbysje në “Loro Boriçi”, Vllaznia parakalon Dinamo Cityn!

Vllaznia reagon pas humbjes me Egnatian, duke mposhtur 3-1 Dinamo Cityn në “Loro Boriçi”. Skuadra shkodrane siguroi tri pikë të rëndësishme falë suksesit me përmbysje.

Ndeshja nisi e zjarrtë, Dinamo City kaloi në avantazh me anë të brazilianit Denisson (4’), por Mehdi Çoba realizoi golin e barazimit pas shtatë minutave.

Vllaznia festoi përsëri në minutën e 31’, moment kur Ildi Gruda u shfaq në vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë.

Kaq për pjesën e parë, ndërkohë që e dyta nisi me golin e Bekim Balajt (54’). Kapiteni shënoi një gol të bukur me kokë pas krosimit nga këndorja. I nënti sezonal në Superiore.

Takimi nuk prodhoi më gola, me ekipin e Dritan Mehmetit që u ndal nga shtylla nëntë minuta përpara fundit.

Me fitoren e sotme, kuqeblutë shkodranë parakalojnë Dinamo Cityn në renditje, duke shkuar -3 pikë me Tiranën e vendit të tretë.

Kampionati shqiptar kryesohet nga Egnatia, që pas 15 javësh ka mbledhur 33 pikë. Partizani kampion ndjek rrogozhinasit me tri pikë më pak.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE