Ylli i “Twilight”, Ashley Greene bëhet nënë për herë të parë!

vovalbania September 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ylli i “Twilight”, Ashley Greene bëhet nënë për herë të parë!

Ylli i “Twilight”, Ashley Greene, ka sjellë në jetë fëmijën e parë, një vajzë, me partnerin Paul Khoury. Aktorja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka shkruar:

Dhe kështu gjithçka ndryshoi. Në një moment, ti erdhe në botën tonë dhe gjithçka tjetër u shua. Asgjë tjetër nuk kishte rëndësi. Dashuria në të cilën jemi zhytur nuk mund të shpjegohet, vetëm ndjehet në mënyrat më të thella. Të duam shumë vogëlushe. Mirë se erdhe në botën tonë.

Ylli amerikan e përfundoi postimin duke zbuluar emrin e vajzës së tyre e cila është Kingsley Rainn Khoury. Bashkëshorti i saj po ashtu ndau të njëjtin postim në faqen e tij zyrtare në Instagram. Çifti rikujtojmë se u martuan në korrik të vitit 2018.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49453 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE