Aksident në mes të bllokut? Çfarë ka ndodhur me Dea Mishel?

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident në mes të bllokut? Çfarë ka ndodhur me Dea Mishel?

Një periudhë tepër e zënë dhe të ngarkuar këto kohë. Që pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania 2”, Dean e kemi parë në shumë projekte dhe së fundmi në rubrikë “Influencer” tek emisioni “E Diell”. Dea Mishel është një personazh mjaft aktiv në rrjetet socialeë, e cila vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj, momente të shumta nga përditëshmëria e saj.

Ditën e sotme Dea me anë të disa postimeve në Instagram ka treguar se makina e saj është përplasur me një makinë tjetër në zonën e Bllokut në Tiranë. Edhe pse një aksident i vogël Dea ka treguar se kjo nuk është hera e parë, duke postuar edhe një foto të makinës, dëmtimet e të cilës janë të lehta.

Ja shiko! Hera e tretë që na bien mbrapa. Nuk e di pse. Ndoshta ngaqë ne jemi udhëheqëse. Ndoshta na ndjekin dhe hutohen nga bukuria. Nuk e di, diçka është, do parë kjo punë.

Dea ka publikuar një video ku shihet një nënë me vajzën e saj, të cilat janë veshur njësoj dhe mesa duket, kjo ka ngacmuar bukuroshen që të shpreh dëshirën e saj që kur të bëjë fëmijë, nuk dëshiron të bëjë asgjë tjetër por vetëm të rrijë me të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48809 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE