Inceneratori i Tiranës/ GJKKO vendos “arrest në burg” për 8 të akuzuar, “arrest në shtëpi” për shtatë të tjerët!

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO vendos “arrest në burg” për 8 të akuzuar, “arrest në shtëpi” për shtatë të tjerët!

GJKKO la në fuqi 14 nga 15 masat e dhëna në mungesë për të akuzuarit për çështjen e Inceneratorit të Tiranës.

Vetëm për Jetmir Llapajn është vendosur nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi masën “arrest në burg” për Lefter Kokën, Alqi Bllako, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri.

“Arrest në shtëpi” për Pëllumb Abeshin, Etleva Kondin, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Koplikun, Silena Tolën.

SPAK thotë se zyrtarët e lartë të Bashkisë dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, paracaktuan fituesit, që ishin dy biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Ata dyshohen se u përfshinë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash në këtë koncension.

Prokurori Dritan Prençi i kërkon gjyqtares Irena Gjoka të lërë në fuqi masat dhe vijimin e tyre që janë shpallur ne mungesë dhe që janë 11 arrest në burg dhe 4 arrest në shtëpi.

SPAK thotë se kompjuteri i Klodian Zotos ndihmoi prokurorët në zbërthimin e lidhjeve të tij me zyrtarët që konsultoheshin me të, për procedurat e koncensionit dhe dokumentacionin e kërkuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE