Ambasadori i ri i BE në Tiranë, takim me Ramën në kryeministri!

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ambasadori i ri i BE në Tiranë, takim me Ramën në kryeministri!

Ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar sot takimin e parë me kryeministrin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’, Gonzato bën me dije se gjatë takimit me Ramën kishte diskutuar për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe mënyrat sesi ai mund të ndihmojë në këtë rrugëtim.

“Takimi im i parë me kryeministrin Edi Rama! Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues”– shkruan Gonzato.

Silvio Gonzato, pasues i Luigi Sorecas në postin e ambasadorit të BE-së në Shqipëri, më 7 dhjetor i dorëzoi presidentit Bajram Begaj letrat kredinciale.  Para emërimit si Ambasador i BE-së në Shqipëri, ai ka qenë Ambasador, Zëvendës Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50946 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE