Historia e çuditshme e karrierës së Gentjan Bejko, i cili për pak zgjodhi të bëhej…

vovalbania February 17, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Historia e çuditshme e karrierës së Gentjan Bejko, i cili për pak zgjodhi të bëhej…

Një podcast i ri realizuar nga Jonida Aliçkolli që do të na rizgjojë nostalgjinë, ka nisur në Top Albania Radio. Personazhe që i kemi pëlqyer dhe mund të na kanë shenjuar periudha të ndryshme të jetës nëpërmjet artit apo ndikimit të tyre në publik, do të vijnë me një stil shumë personal interviste. Për një periudhë kohe ata kanë qenë të famshëm e shumë të dashur nga publiku por kanë zgjedhur të tërhiqen nga karriera e tyre apo edhe daljet në ekran. I ftuar në episodin e pestë të podcast-it “Ku Ke Kumbur” me Jonida Aliçkollin ka qenë Gentjan Bejko, një intervistë e realizuar virtualisht nëpërmjet Skype pasi ai jeton në Kanada.

Genti është një figurë mjaft e dashur për artin dhe humorin shqiptar. Ai ka qenë pjesë e kastit të spektaklit të “Portokalli”, por jo gjithmonë ai ka qenë me mendjen për tu bërë pjesë e kësaj fushe. Jonida ka zbuluar se për pak ai është regjistruar si fillim në Akademinë e Rendit për tu bërë polic. Përse ai mori këtë vendim në jetën e tij?

Faktikisht, ne e kemi pak genetike si familje sepse babai im ka punuar në organet e rendit në ato kohë. Ishte viti direkt pas ’97, pra ’98 kur kisha mbaruar gjimnazin dhe duhet të bëja disa zgjedhje. Ishin 3 alternativa. Alternativa e arkitekturës, ngaqë unë pikturoj dhe më ndihmonte dhe kisha bërë kurse parapërgatitore. Ishte Akademia e Arteve pasi e kisha shumë qejf regjizurën faktikisht dhe konkurova edhe si regji, edhe si aktor. Kisha edhe një pasion të fshehur që ishte Akademia e Rendit, sepse në atë kohë me idealizëm. Mirëpo nuk arrita tek Akademia e Rendit sepse një nga xhaxhallarët e mi që është më i vogli , edhe ai pjesë e strukturës policore të asaj kohe, bëri lavazhin e trurit te unë që unë mos shkoja atje. Dhe shprehja e tij pikërisht kjo ishte: ‘Çfarë do të bësh? Komisar Katanin? E shikon se çfarë po ndodh me policinë’. Në atë kohë ka pasur fatkeqësisht shumë humbje në radhët e policisë, në strukturat e oficerëve sidomos, të shefave të komisariateve. Ngjarje pa fund.

Edhe pse Genti pohoi se në të kohë ka qenë pak e vështirë pasi në atë kohë nuk kishte pasur kontakte shumë të mëdha brenda rrethit të artistëve të asaj kohe, ai e gjeti një mënyrë për tu futur dhe e gjitha më vonë mbetet një histori.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49963 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE